Zona Blu

Diplomacia gjatë Luftës

Diplomacia gjatë Luftës

Ndryshe prej fqinjëve të saj ballkanikë, Shqipërisë nuk i ishte njohur qeveri në mërgim. Si rezultat, ajo nuk u ftua të firmoste Deklaratën e Kombeve të Bashkuara të 1 janarit 1942, e cila mbështetej mbi parimet e Kartës së Atlantikut. Pavarësisht kësaj, në dhjetor 1942, tre ministrat e Jashtëm: të ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik, përkatësisht Cordell Hull, Anthony Eden dhe Vyacheslav Molotov, deklaruan se e njihnin rezistencën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj dhe u angazhuan për restaurimin e pavarësisë së Shqipërisë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.


Përfaqësuesit e PKJ-së ishin më të pranishmit në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që nga krijimi i PKSh-së, pranë saj qëndruan të dërguarit e PKJ-së: Dushan Mugosha dhe Miladin Popovici. Këta luajtën një rol shumë të rëndësishëm për organizmin e PKSh-së, por edhe të rezistencës të FNÇ-së.


Më 1 maj 1943, në Shqipëri mbërriti Misioni i parë Ushtarak Britanik, i cili u pasua me disa të tjerë. Në vjeshtë të vitit 1943, u dërgua gjeneral-brigade, Edmund F. Davis, i cili ishte shefi i të gjitha misioneve ushtarake britanike në Shqipëri. Rezistenca shqiptare përfitoi nga ndihmat e Aleatëve të Kombeve të Bashkuara, si në mjete financiare, materiale ushtarake e civile, ashtu dhe në trajnime.


Gjatë vitit 1944, në Shqipëri mbërriti dhe një mision ushtarak amerikan, i kryesuar nga Thomas Stefani, si dhe në gusht 1944 mbërriti edhe Misioni Ushtarak Sovjetik, i kryesuar nga majori K. P. Ivanov, si dhe ai jugosllav, i kryesuar nga Velimir Stojnic. Pas-Lufta solli vështirësi për njohjen e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Jugosllavia e Titos vendosi marrëdhënie diplomatike që në prill 1945. Në nëntor 1945, BRSS-ja, ShBA-ja
dhe Britania e Madhe e njohën qeverinë e E. Hoxhës, por, ShBA-ja dhe Britania e Madhe e kushtëzuan me zgjedhjet e lira dhe demokratike