Zona Jeshile

Paslufta: Shpresa dhe Zhgënjime

Rrjedhojat e Luftës dhe marrëveshja e paqes

Rezistenca kundër pushtuesve përfshiu një pjesë të mirë të shqiptarëve dhe, si e tillë, ishte një ngjarje e rëndësishme e historisë së tyre. Pushtimi italian dhe ai gjerman patën pasoja të rënda për popullsinë shqiptare.


Sa i takon dëmeve njerëzore, gjatë pesë vjetëve të Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar pësoi humbje të mëdha si në popullsinë civile, edhe në atë të angazhuar në rezistencën kundër pushtuesit. Një numër i madh shqiptarësh vuajtën dënime në burgjet dhe kampet e internimit të pushtuesve italianë dhe gjermanë.


Pushtimi italian dhe gjerman i solli Shqipërisë dëme të konsiderueshme materiale: qytete e fshatra të djegura e të bombarduara, ura e rrugë të shkatërruara, ekonomi të paralizuar, Bankën Kombëtare pa rezervë ari etj. Ky pushtim dëmtoi edhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Qeveria shqiptare e pas-Luftës, akuzoi, veçanërisht pushtuesit italianë, se kishin marrë një numër të konsiderueshëm objektesh arkeologjike dhe etnograke.


Duke iu njohur dhe vlerësuar rezistenca kundër ushtrive të Boshtit, Shqipëria përtoi nga programi i ndihmave humanitare të UNRRA-s; mori pjesë në Konferencën për dëmshpërblimet gjermane (nëntor-dhjetor 1945); u ftua të merrte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris (korrik-tetor 1946) dhe iu njoh në vazhdën e kësaj Konference, statusi si fuqi shoqe. Më 10 shkurt 1947, shteti shqiptar ishte një nga shtetet nënshkruese të Traktatit të Paqes me Italinë