BUNK'GALERI

250 gazetarë nga BE, Eurokomisioneri Hahn e Ambasadorja Vlahutin në Bunk'Art 1

*Fotot Antonio Çakshiri

Bunk’Art 1 ka qenë zgjedhja e 250 gazetarëve nga Europa, që së bashku me komisionerin për zgjerimin Johanes Hahn dhe ambasadoren e BE-s Romana Vlahutin, kanë shijuar një koncert të mbajtur në mjediset e bunkerit të ish diktaturës. Mes kuriozitetit për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë dhe atmosferës së krijuar nga pianisti Robert Bisha dhe Korit “Izo-Polifonik” shqiptar, gazetarët kanë ndarë përshtypjet e tyre për këtë vizitë.
Si asnjëherë më parë, 250 gazetarët e rajonit ndodhen në Tiranë për Konferencën e Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE–Ballkani Perëndimor. Pjesë e axhendës së tyre 2 ditore ishte edhe vizita në Bunk’Art 1.