BUNK'GALERI
Bunk’Art 1 mirëpret një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme Italiane
Sot në Bunk’Art 1 mirëpritëm një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme – Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Publike të Italisë.
Të pranishëm në vizitë ishin:
- Gjeneral Lejtnant i Guardia di Finanza Michele CARBONE - Drejtor i Drejtorisë së Hetimit Antimafia (DIA)
- Drejtuese e Lartë e Policisë së Shtetit Lorena DI GALANTE - Zv/Drejtor i Drejtorisë së Hetimit Antimafia (DIA)
- Gjeneral Brigade i Guardia di Finanza Renzo NISI - Komandanti i Departamentit III të Drejtorisë së Hetimit Antimafia (DIA).
Delegacioni shoqërohej nga drejtues dhe stafi i Zyrës së Ekspertit për Sigurinë pranë Ambasadës Italiane dhe nga ekspertë të Guardia di Finanza të atashuar në Shqipëri.
Vizita në Bunk’Art 1 ishte pjesë e axhendës zyrtare në Shqipëri – një ndalesë në muzeun e BUNK'ART që ruan dekada të historisë së Shqipërisë.

