BUNK'GALERI
Bunk’Art 1 mirëpret studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës
Bunk'Art 1 pati kënaqësinë të mirëpriste një tjetër grup studentësh ndërkombëtarë — këtë herë nga Akademia Diplomatike e Vjenës / Vienna School of International Studies.
Pas vizitës së fundit nga studentët e Universitetit të Cincinnati-t, Ohio, edhe ky grup dëshmoi interesin në rritje që e kaluara jonë e shekullit XX vazhdon të ngjallë tek të rinjtë nga Europa dhe më gjerë. Studentët austriakë u shoqëruan gjatë gjithë vizitës nga një guidë e Bunk’Art në gjuhën angleze, duke eksploruar me vëmendje çdo detaj të këtij kapitulli të historisë shqiptare.
Na vjen mirë që gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin ta njohin Shqipërinë edhe përmes historisë së saj.
Për rezervime guidash në gjuhën shqipe, angleze apo italiane, na kontaktoni në: [email protected]