BUNK'GALERI

Bunk’Art 1 mirëpret vizitorë edhe gjatë shtatorit

Edhe pse vera përfundoi, sezoni turistik në Tiranë vijon. Gjatë muajit shtator, Bunk’Art 1 ka mirëpritur çdo ditë grupe të shumta turistësh nga vende të ndryshme të botës.

Fotogaleritë e këtij muaji tregojnë interesin e madh që vizitorët vazhdojnë të shfaqin për historinë dhe trashëgiminë e Shqipërisë. Nga korridoret nëntokësore tek ambientet  me ekspozita origjinale nga shekulli XX, dokumente, objekte dhe instalacione historike e artistike, turistët zbulojnë një pjesë të rëndësishme të së kaluarës shqiptare.

Ky muze-bunker, dikur i ndërtuar për mbrojtje, sot është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara në kryeqytet, duke e bërë Bunk’Art 1 një ndalesë të domosdoshme për të gjithë ata që kërkojnë të njohin më thellë historinë e vendit.