BUNK'GALERI

Bunk'ROCK -

*Fotot Antonio Çakshiri

“Crossbones”, një nga grupet më të njohura të Rock-ut i themeluar në vitin 1996, ka krijuar një atmosferë tepër në nxehtë në natën e parë të festivalit Bunk'Rock që ka startuar tek Bunk'Art 1 në orën 21.00.

Në këtë festival publiku ka parë performancat live në sallën e Kuvendit në Bunk'Art 1.

Këta djem, Olsi Ballta, vokalisti dhe themeluesi i grupit, Theo Napoloni në bateri, Ben Turku në kitarë dhe Klejd Guza në bas, prej dy dekadash kanë sfiduar tregun e muzikës komerciale për të bërë art.

Nën prezantimin e moderatores Dasara Karaiskaj nata e parë e Bunk’Rock ka pasur pjesëmarrës të shumtë nga të gjitha moshat.

“Crossbones” kanë perfomuar disa nga hitet e tyre si pjesë nga albumi më I ri “WWIII” (Lufta e Tretë Botërore).

Në natën e parë performoi edhe "Lori Miho & Band" duke ngritur në këmbë publikun në ish-bunkerin antiatomik të regjimit. 

Festivali i muzikës Bunk'Rock do të vazhdojë edhe me tre mbrëmje me performancat live në sallën e Kuvendit në BUNK'ART 1 pranë Teleferikut në datat 13 janar, 20 janar dhe 27 janar 2017.