BUNK'GALERI
Delegacioni Italian viziton Bunk'Art 1
Sot në muzeun BUNK'ART 1 patëm kënaqësinë të mirëpritnim një delegacion nga Republika e Italisë, kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, Z. Orazio Schillaci, i shoqëruar nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Z. Marco Alberti.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me detaje mbi historinë e Republikës së Shqipërisë në shekullin e 20-të dhe rolin e bunkerëve në periudhën e diktaturës. Eksperienca muzeale e BUNK'ART 1, që sjell në mënyrë autentike kujtesën historike, u vlerësua si një dëshmi domethënëse e së shkuarës.
Interesi i delegacionit për këtë periudhë historike tregon rëndësinë e dokumentimit dhe reflektimit mbi të kaluarën, si një mënyrë për të kuptuar më mirë të tashmen dhe të ardhmen.