BUNK'GALERI

Dita e Muzikës 'ndez' Bunk'Art1, atmosferë elektrizuese

*Fotot Antonio Çakshiri

Bunk’Art 1 në mbrëmjen e kësaj të enjteje është 'pushtuar' nga adhuruesit e artit në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës, teksa në supereventin e organizuar performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. 

Siç duket në foto atmosfera ishte e zjarrtë teksa kënduan këngëtarja e mirënjohur, Marsela Çibukaj, ndërsa pas saj performuan grupi i mirënjohur dhe All In Band. 

Në skenë më pas u ngjitën këngëtarë të tjerë që mbajtën të elektrizuar publikun e shumtë që zgjodhi të kalonte këtë mbrëmje në Bunk’Art 1.

Bunkmuzik, nuk është një event si të tjerët, pasi ishte menduar edhe për adhuruesit e sportit, teksa të pranishmëve iu mundësua të shikonin supersfidën Argjentinë Kroaci 0-3 në ambientet e jashtme të Bunk’Art 1.

Ndërkohë veç ndërthurjes së të shkuarës me artin modern në kuadër të këtij supereventi të pranishmit kishin mundësi të shijonin pije dhe ushqim të përzgjedhur. 

Në përfundim të ndeshjes eventi u transferua në pyllin e Bunk'Art 1, ku në një atmosferë magjike performuan live grupe të muzikës rrok Jericho dhe Vitmar Basha & Band. 

“Jericho” njihet edhe për këngët të tjera si: ''Zgjohu'', ''Tomlin e nonës'', ''Kur do t’pushojë kjo kangë'', ''Albanian Rhapsody'' e shumë të tjera. Ky event është i mbështetur nga Qendra Ura dhe Bashkia e Tiranës, teksa transporti për të pranishmit është mundësuar falas.