BUNK'GALERI
Festivali i Artit të Ndaluar, takimi i dytë në Bunk'Art
*Fotot Antonio Çakshiri
U zhvillua ditën e sotme takimi i dytë në Festivalin e Artit të Ndaluar në Bunk’Art 1. Festivali i Artit të Ndaluar i rikthyer në edicionin e dytë në ish-bunkerin anti-atomik të diktaturës sjell si për ironi veprat e ndaluara në një prej vendeve simbol të regjimit. Në ditën e dytë u diskutua për pikturën e ndaluar të Edison Gjergos me të ftuar Abaz Hadon dhe Artan Shkëmbin, diskutimi i moderuar nga Bledi Strakosha. Salla e Kuvendit tek Bunk’Art u mbush nga gjimnazistë nga Gjimanzi Sinan Tafaj në kryeqytet të cilët dëgjuan me kuriozitet detaje nga jeta dhe vepra e Edison Gjergos.