BUNK'GALERI

Festivali i Artit të Ndaluar, takimi i katërt në Bunk'Art

*Fotot Antonio Çakshiri

U zhvillua ditën e sotme takimi i katër dhe i fundit në Festivalin e Artit të Ndaluar, sezoni II i mbajtur në Bunk’Art 1 nga data 12 dhjetor deri 15 dhjetor. Festivali i Artit të Ndaluar i rikthyer në edicionin e dytë në ish-bunkerin anti-atomik të diktaturës solli si për ironi për 4 ditë me radhë veprat dhe muzikën e ndaluar në një prej vendeve simbol të regjimit. Në ditën e katërt u diskutua për teatrin, Minush Mero dhe “Njollat e Murrme” me të ftuar Miallaq Luarasi, Përparim Kabo dhe regjisorja Sonila Kapidani që vuri në skenë një pjesë nga drama. Salla e Kuvendit në Bunk’Art ishte e tejmbushur nga turistë, të rinj dhe gjimnazistë nga gjimnazi Ismail Qemali në kryeqytet.