BUNK'GALERI
Histori dhe art në muzeun e Bunk'Art 1
Në vitet ’70 të shekullit të kaluar nisi projekti gjigant i bunkerizimit në Shqipëri. U planifikuan mbi 221 mijë bunkerë, por u ndërtuan rreth 173 mijë – një për çdo 11 banorë. Çdo vit ngriheshin mijëra të rinj, ndërsa qindra njerëz humbnin jetën në punë. Fortesa të betonuara për një luftë që nuk ndodhi kurrë…
Sot i gjejmë mes detit, shkurreve apo qyteteve, disa të rrënuar, disa të lyer e të kthyer në art, madje edhe me mbishkrime “bar-kafe”. Duket sikur po përpiqen të harrojnë qëllimin e tyre... atë të luftës e frikës...
I shikon dhe nuk mund të mos qeshësh pak me absurdin, por papritur kujton njerëzit dhe kohën që i krijoi.
Disa prej tyre jetojnë edhe sot, si BUNK'ART, 2 bunker të kthyer në muze, që tregojnë historinë e Shqipërisë gjatë dekadave të ndryshme nga luftrat e tek regjimi komunist, jetën e përditshme, frikën, rezistencën dhe sakrificat e njerëzve.

