BUNK'GALERI
Instalacioni Tango Down 2 prezantohet në Bunk’art 1, artisti Helidon Gjergji
Artisti Helidon Gjergji shndërron në një sallë pasqyre të përhershme një nga dhomat e bunkerit anti-atomik Bunk’art 1 me Tango Down 2. Instalacioni me pasqyrat masive që krijojnë hapësira të pafundme u inaugurua në prani të vetë artistit Helidon Gjergji dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Teksa, duket sikur nëpërmjet kësaj vepre të gjitha kufizimet hapësinore zhduken, vizitorët e pranishëm plot kureshtje vinin re se si përshkrimet edhe titujt lojërave të ndryshme elektronike, të zhvilluara në kontekstin edhe konfliktin e Luftës së Ftohtë, veshin pasqyrat në të katërt anët e dhomës.
“Tango Down 2 është vepra e dytë që unë bëj. E para ka nisur që në Bunkerin Anti-atomik në Bosnje. Të dy janë shumë të ngjashme, sa i përket mentalitetit të luftës anti-atomike. Në Bonje u bë për rastin e Bienales së Bosnjes. Ndërsa, kur pashë bunkerin këtu, doja që ta bëja për shkak të periudhës kohore, që përfaqëson ky vend. Tema është mbi luftën anti-atomike, është një punë që i përket këtij vendi, jo një punë që e sjell nga jashtë. Ideja është reflektimi mbi luftën atomike sot. Ajo që është më shqetësuese është se si njerëzit reagojnë në shtëpinë e tyre sot”, Helidon Gjergji, artisti.
Reflektimet edhe përsiatjet që ofrohen nëpërmjet këtij realiteti virtual të ofruar nga video-lojërat elektronike fuqizojnë përdoruesit e tyre, që të shkruajnë rrëfenjat e luftës. Ndërsa, dëshira e artistit të arteve pamore Helidon Gjergji është të konfrontojë audiencën, që hynë edhe del në dhomën e veshur me pasqyra me këta kufij realiteti.
“Mendoni sikur të kemi dy fëmijë, që luajnë me njëri-tjetrin, edhe që shkatërrojnë nëpërmjet lojërave elektronike shtete të tëra, vrasin 40 mln njerëz edhe gëzohen. Për këtë lojë ata kanë zgjedhur një term, që quhet Tango Doën. Dhoma është shumë e ndriçuar, se në një farë mënyre hynë, si një botë hiperreale, midis realitetit edhe të vërtetës”, shprehet Helidon Gjergji.
Tango Down e ka origjinën nga zhargoni ushtarak, ndërsa që prej vitit 2008, Tango Doën, është adoptuar nga lojërat elektronike, me tematikë lufte. Për këtë kryebashkiaku i Tiranës, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, e vlerësojnë veprën e Gjergjit, si një mundësi të mirë për të ndalur tek jeta e fëmijëve sot në qytet.