BUNK'GALERI

Në muzeun Bunk'Art 1, me studentë të Universitetit të Tiranës dhe studentë të huaj pjesë e programit Erasmus

Studentët e Universitetit të Tiranës dhe studentë të huaj, pjesë e programit Erasmus, patën mundësinë të vizitojnë Bunk'Art 1, në vazhdim të projekteve të tyre akademike, duke vënë theksin te periudha e Diktaturës dhe kalimi drejt Demokracisë. Kjo vizitë shërbeu si një rast i veçantë për të lidhur njohuritë teorike me realitetin historik të vendit tonë.

 

Përmes kësaj vizite, të rinjtë u njohën nga afër me periudhën totalitare të Shqipërisë, paranojën e regjimit dhe metodat represive që prekën çdo aspekt të jetës së përditshme. Ekspozitat dhe ambientet autentike të bunkerit anti-bërthamor shërbyen si një udhëtim në të shkuarën, duke lidhur historinë teorike të mësuar në universitete me realitetin historik të vendit tonë.

Është frymëzuese të shohësh të rinjtë që mbajnë gjallë historinë e vendit të tyre.