BUNK'GALERI
Një tjetër event i suksesshëm në ambientet e Bunk’Art 1
Ambientet unike dhe plot histori të muzeut Bunk’Art 1 u bënë së fundmi mikpritëse të një prej eventeve më të rëndësishëm të kompanisë së njohur ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, Codsec.
Kjo kompani zgjodhi Shqipërinë dhe pikërisht Bunk’Art 1 për të zhvilluar staff retreat-in e saj dhe për të organizuar një event të veçantë me pjesëmarrjen e gjithë ekipit, duke kthyer hapësirat historike të muzeut në një vend inspirues për ide të reja dhe bashkëpunim.
Falenderojmë Codsec për besimin dhe përzgjedhjen e muzeut tonë si një destinacion për këtë aktivitet të rëndësishëm. Është kënaqësi për ne të ofrojmë hapësira që tejkalojnë pritshmëritë dhe kontribuojnë në zhvillimin e një eksperience të paharrueshme për çdo grup apo kompani.
Bunk’Art 1 është një dëshmi e mundësisë për të transformuar hapësirat tona në ambiente frymëzuese për evente të ndryshme!
Për të rezervuar sallën për eventin e kompanisë suaj, na kontaktoni në:
[email protected]