BUNK'GALERI
Vizitë zyrtare nga Instituti për Studime të Avancuara i Ministrisë së Brendshme Franceze (IHEMI)
Sot, në muzeun e BUNK’ART 1 mirëpritëm një delegacion nga Instituti për Studime të Avancuara të Ministrisë së Brendshme të Francës (IHEMI), të cilët po zhvillojnë një vizitë studimore në Tiranë.
Programi i tyre përfshiu një vizitë në muze, me fokus në eksplorimin e periudhave historike të Shqipërisë gjatë shekullit XX, të paraqitura në mënyrë autentike në ambientet e bunkerizimit të kohës së diktaturës.
Vizita u shoqërua me një guidë profesionale në gjuhën angleze nga stafi i BUNK’ART, duke ofruar kontekst të thelluar dhe interpretim mbi temat e trajtuara në muze.