BUNK'GALERI
Festat e 28-29 Nëntorit në Bunk'Art 1
Për festat e 28-29 Nëntorit, Bunk'Art 1 u mbush me atmosferë kuq e zi, duke ofruar një mundësi të veçantë për vizitorët që të zbulojnë historinë e Shqipërisë.
Nxënësit e shkollave dhe turistët, shumë prej të cilëve mbanin flamuj kuq e zi dhe simbole kombëtare, vizituan këtë muze unik për të zbuluar ngjarjet nga Lufta e Parë Botërore deri në periudhën e diktaturës dhe izolimit të Shqipërisë. Bunk'Art 1 ofroi një mundësi për të kuptuar më mirë historinë e vendit, përmes ekspozitave që pasqyrojnë momentet kyçe të kaluarës shqiptare.