BUNK'GALERI
Histori dhe natyrë në muzeun e Bunk'Art 1
Bunk'Art 1, i ndodhur në periferi të Tiranës, është një muze i ndërtuar në një bunker të madh anti-bërthamor, ofron një përvojë unike historike. Ky muze, përveçse tregon historinë nga lufta e parë botërore e deri tek periudha e regjimit komunist, gjithashtu respekton dhe promovon biodiversitetin natyror përreth.
Hapësirat e jashtme të muzeut janë rrethuar nga natyra e paprekur, duke duke krijuar një harmoni të veçantë midis historisë dhe mjedisit që e rrethon.
Në Bunk'Art 1, vizitorët kanë mundësinë të eksplorojnë jo vetëm të kaluarën e Shqipërisë, por edhe bukuritë e natyrës që rrethojnë muzeun.