BUNK'GALERI
150 studentë italianë për herë të parë në Shqipëri, vizitojnë BUNK'ART
Bunk'Art i kthyer tashmë në një atraksion turistik vazhdon të tërheq turistë të huaj. Gjatë pasdites së sotme një grup me 150 studentë italianë të cilët për herë të parë vizitojnë Shqipërinë zgjodhën që fillimisht të shohin muzeumin antiatomik Bunk'Art gjatë vizitave të tyre.
Studentët të cilët mbërritën sot në Tiranë vendosën që destinacioni i tyre i parë të ishte Bunk'Art për shkak dhe të lajmeve që agjenci të huaja kanë bërë për bunkerin e Enver Hoxhës.
Instalacionet artistike dhe efektet zanore në bunkerin e ndërtuar gjatë komunizmit tërhoqën vëmendjen e studentëve.
Dhomat ku tregohet historia e Shqipërisë gjatë kohës së pushtimit fashist ishin vendet ku studentët kaluan dhe një kohë më të gjatë për të mësuar për një pjesë së historisë së vendit tonë por që prek dhe atë të Italisë.