BUNK'GALERI

Bunk’Art kthehet në vendin e muzikës Jazz, tërheq dhjetëra turistë nga bota

Në atmosferën e ish-super bunkerit antiatomik të kohës së diktaturës për tri mbrëmje nga ora 20:00 deri në orën 22:00 Bunk'Art u shëndërrua në vendin e muzikës Jazz. Muzika që regjimi e ndalonte u performua në ish-bunkerin e regjimit për tri të premte  të jashtëzakonshme prej 20 Majit 2016. Në Bunk'Jazz  performuan Lori's Quartet, Gëzim Tivari Quartet dhe JalbaniaZZ Society me “Gent Rushi Quintet”. Hyrja ishte pa pagesë për të gjithë vizitorët. 

Në tre mbrëmjet qindra të rinjtë e turistë të huaj shijuan një takim më muzikën dhe historinë por edhe ushqimin e pijet e shërbyera nga zonja Natasha në bufen e Bunk’Art. Ndërsa në sallën e Kuvendit ku u mbajt dhe mbrëmja e Bunk'Jazz ishin vendosur qirinj për të krijuar një atmosferë romantike nën ritmet e muzikës Jazz, swing-standart të viteve 30- 40, 50-70 të shekullit të kaluar por edhe albanian jazz, nën prezantimin e Kristi Ziçishtit.