BUNK'GALERI
''Bunkerët streha e jetës së egër'', ekspozita me lakuriqët e natës në Bunk'Art
Në Bunk'Art 1 është hapur pasditen e së premtes ekspozita e lakuriqëve unikë të natës që gjenden në Shqipëri, të titulluar “Bunkerët streha e jetës së egër”.
Ekspozita u çel me rastin e ditës ndërkombëtare të jetës së egër, që festohet më 3 mars.
Çelik Rrupli çeli aktivitetin dhe theksoi se Bunk'Art 1 dhe bunkerët në trojet shqiptare po konsiderohen si vende të rëndësishme edhe për mbrojtjen e natyrës.
Ndërsa Adriana Petri përfaqësuese e agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura u shpreh se prezenca e jetës së egër në Shqipëri, po rrit ofertën turistike.
Menaxheri i programit për mjedisin Antoine Avignon u shpreh se Shqipëria ofron habitate të larmishme për lakuriqit e natës, si pyjet guvat e shtëpitë, ku përmendi edhe Bunk'Art-in si strehë të tyre.