BUNK'GALERI

Delegacioni Italian eksploron historinë shqiptare përmes ekspozitave të Bunk'Art 1

Sot në muzeun Bunk'Art 1 patëm kënaqësinë të mirëpritnim një delegacion nga Republika e Italisë, kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, Z. Orazio Schillaci, i shoqëruar nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Z. Marco Alberti.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me detaje mbi historinë e Republikës së Shqipërisë në shekullin e 20-të dhe rolin e bunkerëve në periudhën e diktaturës. Eksperienca muzeale e Bunk'Art 1, që sjell në mënyrë autentike kujtesën historike, u vlerësua si një dëshmi domethënëse e së shkuarës.

Interesi i delegacionit për këtë periudhë historike tregon rëndësinë e dokumentimit dhe reflektimit mbi të kaluarën, si një mënyrë për të kuptuar më mirë të tashmen dhe të ardhmen. Nëpërmjet ekspozitave autentike dhe ambienteve të ruajtura origjinale, Bunk'Art 1 ofron një pasqyrë të qartë mbi realitetin e asaj kohe, duke rikthyer në vëmendje përvojat dhe sfidat e shqiptarëve nën regjimin totalitar.

BUNK'ART 1 vijon të mbetet një nga destinacionet kulturore dhe historike më të vizituara në Tiranë, duke tërhequr çdo ditë turistë, studiues dhe figura të rëndësishme nga e gjithë bota, të cilët dëshirojnë të eksplorojnë një periudhë komplekse të historisë shqiptare.