BUNK'GALERI

Dhoma mbi armët kimike në Bunk'Art 1, improvizohet sulmi me gaz kimik

Dhoma e armëve kimike është një hapësirë e re e sapoçelur në Muzeun BunkArt1. Në këtë hapësirë të re, publiku do të surprizohet nga fotografitë, dokumentet e videot sekrete ushtarake.

Në hyrje të dhomës, një pajisje e veçantë që aktivizohet nëpërmjet një butoni bën simulimin e një sulmi kimik me gaz. Substanca që çlirohet në ajër është vetëm avull uji, i padëmshëm për shëndetin.

Gjithashtu në këtë dhomë janë ekspozuar fotografitë që dokumentojnë një stërvitje të popullsisë civile kundër një sulmi të mundshëm atomik të zhvilluar në Shqipëri në vitin 1996.

Shiko videon