BUNK'GALERI

Festivali i Artit të Ndaluar, muzikë në Bunk'Art

U zhvillua ditën e sotme takimi i tretë në Festivalin e Artit të Ndaluar në Bunk’Art 1. Festivali i Artit të Ndaluar i rikthyer në edicionin e dytë në ish-bunkerin anti-atomik të diktaturës sjell si për ironi veprat dhe muzikën e ndaluar në një prej vendeve simbol të regjimit. 

Në ditën e tretë u diskutua për muzikën e Gasper Çurçijas të cilësuar si Lui Armstrong-u shqiptar me të ftuar Sadik Bejkon, Gent Rushin dhe bandën muzikore. Atmosferë elektrizuese nën ritmet muzikore në Sallën e Kuvendit të Bunk'Art të mbushur nga gjimnazistë nga Shkolla e Mesme "Çajupi" në kryeqytet.