BUNK'GALERI

Guidë personale në Bunk’Art 1 – Historia më afër se kurrë

Bunk’Art 1 ofron vizitorëve mundësinë për një vizitë më të detajuar në historinë e Shqipërisë përmes guidave në gjuhën shqipe, italiane ose angleze.

Një guidë profesionale ju shoqëron përgjatë gjithë vizitës në muze, duke ofruar informacion të detajuar, kontekst historik dhe përgjigje për çdo pyetje, për ta bërë përvojën tuaj sa më të plotë.

Ideale për individë, çifte apo grupe që kërkojnë të kuptojnë më shumë rreth historisë së Shqipërisë gjatë shekullit XX.

Për të rezervuar guidën tuaj personale, na kontaktoni në: [email protected]