BUNK'GALERI
Hapet BUNK'ART për turistët vendas e të huaj, Veliaj: Atraksion turistik
Hapet sezoni i ri i Bunk’artit për të gjithë turistët që dëshirojnë ta vizitojnë. Dhjetra operator turistik nga Shqipëria kanë vizituar këtë atraksion turistik, për të parë nga afër mundësinë që ofron për turizmin e brendshëm por edhe për të huajt.
Pjesë e këtij takimi ka qenë Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, të cilët kanë vizituar Bunkartin.
Bunk'Art-i është marrë ne qëra nga Qendra Ura, e cila është ideatorja e projektit dhe ka realizuar ekspoziten video-muzeale në nëntor-dhjetor 2014.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se hapja e Bunkartit është jehona më e madhe që mund të ketë marrë Shqipëria.
“Bunk’Art-i është një mikro-kozmos i asaj që ndodhi gjatë luftës së ftohtë në Shqipëri. Më vjen mirë që ky atraksion turistik, i cili besoj se duhet vizituar dhe duhet promovuar pa asnjë kompleks, është një aset shumë i rëndësishëm për turizmin në Tiranë, e sidomos për Bashkinë e Tiranës, që gjithashtu gjeneron të ardhura nga vaktet që konsumohen nga taksa e hotelit që paguhet nga çdo turist i huaj që vjen në Tiranë”, tha Veliaj.