BUNK'GALERI
Komisioneri i Përgjithshëm i Policisë Gjyqësore të Spanjës viziton Bunk'Art 1
Komisioneri i Përgjithshëm i Policisë Gjyqësore të Policisë Kombëtare të Spanjës, Z. Luis Fernando Pascual GRASA, zhvilloi sot një vizitë në ambientet e Bunk'Art 1, duke u njohur me historinë e Shqipërisë gjatë periudhës së regjimit komunist.
Gjatë kësaj vizite, ai u shoqërua nga Drejtori i Njësisë Qendrore kundër Krimit të Organizuar, Z. Antonio Martinez DUARTE, dhe Drejtori i Brigadës Qendrore kundër Krimit të Organizuar, Z. Francisco Javier Ramos FERNANDEZ.
Ata u njohën me disa nga ngjarjet më kryesore që dominuan historinë e shekullit të shkuar në Shqipëri.