BUNK'GALERI
Mirë se vini në Bunk'Art 1
Për të arritur në Bunk'Art 1, vizitorët duhet të kalojnë përmes një tuneli të errët dhe intrigues, që zgjon ndjenjën e misterit dhe kureshtjen për të zbuluar atë që fshihet në brendësi. Pas kësaj hyrjeje të veçantë, natyra e gjelbër dhe biodiversiteti i pasur krijojnë një atmosferë të qetë dhe reflektuese. Vetë rruga që çon drejt bunkerit – një ecje prej 250 metrash mes peizazhit të natyrës – është një eksperiencë që ju përgatit për të zbuluar një të kaluar të fshehur.
Kur arrini në hyrjen kryesore, do të shihni një strukturë mbresëlënëse: një bunker 5-katësh nën tokë, i ndërtuar gjatë regjimit komunist si një strehë e sigurt për elitën drejtuese të kohës. Me mbi 100 dhoma dhe korridore të gjata për t’u eksploruar.
Dhomat e ekspozitave shfaqin dokumente, fotografi, objekte autentike që tregojnë sesi ka ndryshuar jeta e shqiptarëve përmes dekadave të tensionuara të shekullit XX. Dhoma audiovizuale ofrojnë dokumentarë që e bëjnë vizitën edhe më tërheqëse. Ekspozita mbi ushtrinë dhe mbrojtjen civile zbulojnë sesi regjimi e përceptonte rrezikun dhe përse ndërtoi mijëra bunkerë në mbarë vendin.
Një destinacion i pashmangshëm për historidashësit - Bunk'Art 1 nuk është thjesht një muze, por një eksperiencë që të bën të reflektosh mbi të shkuarën.
Nëse ndodheni në Tiranë, BUNK'ART 1 duhet të jetë në listën tuaj të vendeve për t'u vizituar në 2025!