BUNK'GALERI

Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1

Bukuroshja Sheynnis Palacios, Miss Universe, ka bërë një vizitë të veçantë në Bunk’Art 1 në Tiranë. Ajo u prit nga delegacioni shqiptar në aeroportin e Rinasit dhe ditën e djeshme u shfaq në ambientet e muzeut, i cili është një ndër atraksionet më të rëndësishme të kryeqytetit.

Bunk’Art 1, ndodhet në periferi të Tiranës, me pesë kate nën tokë dhe përfshin plot 106 dhoma brenda një hapësire prej 3000 m2, i shndërruar në një muze që eksploron kohën e diktaturës.

Vizita e Miss Universe ndodh në një moment të rëndësishëm për turizmin kulturor të Shqipërisë, ku Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 janë kthyer në një prej qendrave kryesore të interesit për turistët e huaj në kryeqytetin shqiptar.