BUNK'GALERI
Muaji tetor ka konfirmuar edhe një herë Bunk'Art 1 si një destinacion kryesor për vizitorët vendas dhe të huaj
Muaji tetor i këtij viti ka konfirmuar edhe një herë Bunk'Art 1 si një destinacion kryesor për vizitorët vendas dhe të huaj. Me motin e freskët të vjeshtës, grupe të shumta vizitorësh, nga vende të ndryshme të botës, kanë zgjedhur Bunk'Art 1 si një vend ideal për të kaluar një ditë ndryshe, duke eksploruar ambientet unike të bunkerit dhe duke njohur periudhat e rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Çdo dhomë e këtij bunkeri i ngjason një portali kohe që i çon vizitorët pas në dekada të kaluara, duke u njohur me periudha të ndryshme, ngjarje të rëndësishme dhe histori të pathëna.
Ky interes i lartë, edhe në ditët e fundit të tetorit, dëshmon rëndësinë e Bunk'Art 1 për edukimin dhe ndërgjegjësimin historik të brezave të rinj, të cilët njihen me të shkuarën dhe ruajtjen e historisë. Çdo ekspozitë në muze jep mundësinë që çdo vizitor të ketë një panoramë më të plotë të periudhave që Bunk'Art 1 përmban, që nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, periudha e diktaturës, e deri në rënien e komunizmit.
Nëse jeni të interesuar për një udhëtim të veçantë në histori dhe kulturë, Bunk'Art 1 është destinacioni që nuk duhet humbur.