BUNK'GALERI
Një vizitë reflektuese në Bunk’Art 1 me studentët e Universitetit të Tiranës
Në kuadër të Ditëve të Kujtesës ’25, studentë të Universitetit të Tiranës vizituan muzeun Bunk’Art 1, në muzeun më unik që hedh dritë mbi të kaluarën, ndihmon për të kuptuar të tashmen dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen.
Kjo vizitë u bë me qëllimin për të nxitur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi të kaluarën e Shqipërisë dhe për të reflektuar mbi ndikimin që ajo ka në ditët e sotme. Përmes ekspozitave, dokumenteve dhe rrëfimeve historike, studentët patën mundësinë të eksploronin periudha kyçe të historisë shqiptare, duke përfshirë edhe sfidat e vendit tonë.
Në një botë ku kujtesa historike luan një rol thelbësor në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, vizita në Bunk’Art 1 shërben si një udhëtim edukues dhe reflektues për këdo që e viziton. Duke njohur historinë, jo vetëm që kuptojmë më mirë realitetin e sotëm, por edhe mësojnë mësime të rëndësishme për të ardhmen.