BUNK'GALERI

Orari i ri i vizitave në muzeun e Bunk'Art 1 - Sezoni dimëror

Duke nisur nga data 26 tetor 2025, muzeu BUNK’ART 1 do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë të javës, nga e hëna në të diel, në orarin 09:30 – 16:30.

Vizitorët janë të mirëpritur të zbulojnë historinë e Shqipërisë përmes dëshmive, dokumenteve origjinale dhe ambienteve autentike që ruhen brenda një bunkeri të vërtetë, ndërtuar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

BUNK’ART 1 ofron një përvojë unike që ndërthur historinë me arkitekturën, duke sjellë një rrëfim të plotë të zhvillimeve politike, ushtarake dhe shoqërore që kanë formësuar vendin nga Lufta e Dytë Botërore deri në fundin e regjimit totalitar.