BUNK'GALERI

Orari i vizitave në muzeun e Bunk’Art 1 për sezonin veror 2025

Muzeu BUNK’ART 1 njofton orarin zyrtar të hapjes për sezonin veror 2025. Duke filluar nga data 3 korrik 2025, vizitorët mund të eksplorojnë këtë hapësirë historike çdo ditë të javës:

  • E hënë – e diel: 09:30 – 18:00

I ndodhur në Rrugën 'Fadil Deliu' (pranë Teleferikut), Tiranë, BUNK’ART 1 ofron një udhëtim të plotë në historinë e Shqipërisë nga Lufta e Parë Botërore deri në fund të regjimit totalitar. Në një bunker autentik nëntokësor, vizitorët mund të eksplorojnë ekspozita me materiale origjinale, dokumente historike dhe dëshmi të jetës në diktaturë.