BUNK'GALERI
OriginAL sjell të rinjtë e diasporës në Bunk'Art 1
Një grup të rinjsh nga programi OriginAL vizituan Bunk'Art 1 në kuadër të një udhëtimi edukativ dhe kulturor.
OriginAL është një program që ofron një tur arsimor dhe kulturor për të rinjtë e diasporës shqiptare, duke synuar të lidhë ata me rrënjët e tyre. Programi, i lançuar në vitin 2022 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, ka qëllime ambicioze për të ndryshuar perceptimin e gjeneratave të reja të diasporës për vendet e tyre të origjinës.
Të rinjtë u shoqëruan nga një guidë profesionale gjatë vizitës së tyre në Bunk'Art. Ata patën mundësinë të njihen me historinë e Shqipërisë gjatë periudhës komuniste, duke përjetuar një udhëtim në të kaluarën përmes ekspozitave dhe fakteve historike. Ky aktivitet jo vetëm që i ndihmoi të rinjtë të kuptojnë më mirë historinë e vendit të tyre, por edhe të forcojnë lidhjet me kulturën dhe identitetin e tyre.
Përmes eksperiencave të tilla, OriginAL synon të krijojë një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme midis të rinjve të diasporës dhe Shqipërisë.