BUNK'GALERI
Sot Shqipëria përkujton 80-vjetorin e Çlirimit të vendit, një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare
Sot Shqipëria përkujton 80-vjetorin e Çlirimit të vendit, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Më 29 nëntor 1944, nga Shkodra largohet edhe ushtari i fundit gjerman, duke shënuar fundin e pushtimit nazist dhe fitoren e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Për këtë ditë të veçantë, disa nga ekspozitat në Bunk'Art 1 ju sjell dëshmi nga e kaluara, imazhe historike nga fronti i luftës të viteve 1943-1944 dhe festimet e para për Çlirimin e Shqipërisë më 28 nëntor 1944. Një pjesë e historisë së Bunk'Art shfaqet përmes dokumenteve, fotove dhe videove që dëshmojnë momente nga Lufta e Parë Botërore deri te Çlirimi i Shqipërisë. Një udhëtim në kohë, që na fton të kujtojmë sakrificat dhe trimërinë që sollën lirinë.
Vizito Bunk'Art 1 dhe zbuloni nga afër këtë pjesë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare!