BUNK'GALERI

Studentë nga Universiteti i Cincinnati-t, Ohio, vizitojnë muzeun e Bunk'Art 1

Bunk'Art 1 vazhdon të tërheqë vizitorë nga mbarë bota, dhe së fundmi patëm kënaqësinë të mirëpresim studentë nga Universiteti i Cincinnati-t, Ohio! Duket se zëri i historisë ka fluturuar deri në SHBA. 

Ishte një eksperiencë e bukur të shihnim interesin e tyre për këtë kapitull të së kaluarës sonë. Studentët amerikan zgjodhën të eksplorojnë çdo detaj të këtij kapitulli unik të së kaluarës së Shqipërisë me anë të guidës private, duke e bërë vizitën edhe më të veçantë.

Për të rezervuar guidën tuaj në gjuhën shqipe, anglisht ose italisht, na kontaktoni në [email protected]