BUNK'GALERI

Turistë nga Holanda vizitë në muzeun e Bunk’Art 1

Turistë nga Holanda vizituan sot muzeun e Bunk’Art 1 dhe u njohën nga afër me historinë e Shqipërisë gjatë shekullit XX, nga periudha e luftërave botërore, tek izolimi i gjatë dhe sistemi diktatorial.

Grupi ndoqi një guidë profesionale në gjuhën angleze, e cila i shoqëroi në çdo hap të vizitës dhe shpjegoi në detaje ngjarjet, ekspozitat dhe objektet autentike të muzeut.

Bunk’Art mbetet një destinacion turistik dhe domethënës për vizitorë nga e gjithë bota që kërkojnë të kuptojnë më shumë mbi historinë e Shqipërisë.