BUNK'GALERI
Vizita e studiuesve europianë në Bunk’Art 1
Një grup studiuesish europianë, të angazhuar në kërkime mbi gjuhën, historinë dhe kulturën, vizituan Bunk’Art 1 në kuadër të qëndrimit të tyre në Shqipëri për Institutin e Albanologjisë.
Gjatë vizitës, ata eksploruan nga afër muzeun më unik të ndodhur në Tiranë, Bunk'Art 1. Njohja me këtë pjesë të së kaluarës shqiptare ndihmon studiuesit të kuptojnë më thellë proceset historike dhe sociale të rajonit, duke kontribuar në punën e tyre akademike mbi identitetin dhe evolucionin e shoqërisë shqiptare.